Luftëtari ‘shpartallon' Maliqin

Futboll

Luftëtari ‘shpartallon' Maliqin

Më: 7 prill 2024 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Janë mbyllur 5 ndeshjet e sotme të grupit B në Kategorinë e Dytë. Këto takime ishin të vlefshme për javën e 18-të të kampionatit, teksa janë shënuar 13 gola.

Luftëtari ka fituar me rezultatin 4-0 përëballë Maliqit, ndërsa Oriku është përmbysur nga Devolli, teksa këto të fundit triumfojnë në shtëpi me shifrat 2-1.

Fitore ka marrë edhe Butrinti që ka triumfuar 1-0 ndaj Labërisë në transfertë, ndërsa 2-1 po në transfertë ka fituar edhe Shkumbini ndaj Turbinës. Delvina ka ndalur në shtëpi skuadrën e Pogradecit, me ekipet që nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 mes tyre.

Rezultatet:

Luftëtari – Maliqi 4:0

Devolli – Oriku 2:1

Delvina – Pogradeci 1:1

Labëria – Butrinti 0:1

Turbina – Shkumbini 1 :2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat