Joao Felix thotë se ka bindur Bernardo Silvan t’i bashkohet Barcelonës

Futboll

Joao Felix thotë se ka bindur Bernardo Silvan t’i bashkohet Barcelonës

Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:56
Joao Felix

Lojtari i FC Barcelona, Joao Felix, në një intervistë dhënë për ‘Tot Costa’ në ‘Catalunya Radio’ ka folur për bashkëkombësin e tij, Bernardo Silva.

Sipas tij, ai e ka bindur lojtarin e Manchester City t’i bashkohet ekipit të Barcelonës: “Mendoj se e kam bindur që t’i bashkohet Barçës”, raporton “BESOCCER”.

“Gjithçka që kam thënë është e vërtetë dhe nëse ai vjen do të kënaqen me të”, ka përsëritur ai se bashkëkombësi i tij ka qenë i interesuar për tema të ndryshme si klubi, qyteti dhe vendi.

“Më pyeti pak për gjithçka dhe unë i thashë për çështjet e taksave, sepse kështu më erdhi në mendje”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Felix u pyet për të ardhmen e tij, ku ai tha se nëse do të ishte në dorën e tij, ai do të qëndronte në Barcelonë: “Jam shumë i lumtur. Familja ime është mirë. E dua klubin, i dua njerëzit. Dhoma e zhveshjes është e jashtëzakonshme dhe jam shumë i lumtur këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat