Ancelotti në këtë pikë ia ka frikën Vedat Muriqit

Futboll

Ancelotti në këtë pikë ia ka frikën Vedat Muriqit

Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:10
Vedat Muriqi

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull kampioni në La Ligan e Spanjës.

Mallorca – Real Madrid zhvillohet të shtunën nga ora 18:30 dhe i takon xhiros së 31-të të elitës së futbollit spanjoll.

Reali është lider me 75 pikë dhe Mallorca zë vendin e 15-të me 31 pikë.

Trajneri i madrilenëve, Ancelotti, ka thënë të premten në konferencën për shtyp se është i vetëdijshëm për forcën fizike të Muriqit shtatlartë.

Por ka shtuar se ai do të mbulohet nga Eder Militao dhe beson se qendërmbrojtësi brazilian do të jetë i suksesshëm në këtë mision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat