Në kryeqytet luhet sezoni

Futboll

Në kryeqytet luhet sezoni

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Superiorja çel sot javën e 31-të me 3 duele interesante. Situata në kampionat sa vjen e bëhet më e ngushtë për skuadrat që janë drejt objektivave të tyre. 5 javë nga fundi, pikët janë jetik dhe çdo hap fals rezulton fatal.

Java nis në “Air Albania”, aty ku Tirana pret Kukësin në orën 15:00 me synimin e vetëm fitoren, ndryshe duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ zonës Final Four. E njëjta vlen edhe për verilindorët të cilët nëse humbasin sot janë me më shumë se një këmbë drejt rënies nga kategoria.

Në orën 18:00 luhen dy sfidat e tjera po kaq të rëndësishme. Skënderbeu dhe Teuta përplasen në Korçë. Vendasit duan 3 pikët për të vijuar ndjekjen e Dinamos së vendit të 4-të, ndërsa durrsakët kërkojnë të largohen nga zona Play-Out.

Paralelisht në “Loro Boriçi” luhet Vllaznia – Laçi me shkodranët që presin të rikthehen te fitorja pas 3 ndeshjeve ku kanë marrë vetëm 2 pikë. Kurbinasit tentojnë të përfitojnë sadopak nga forma jo e mirë e kuqebluve për të marrë pikë të arta në garën e mbijetesës.

Ndeshjet:

Tirana – Kukësi, ora 15:00
Skënderbeu – Teuta, ora 15:00
Vllaznia – Laçi, ora 15:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat