Otrant-Olimpik fiton, Bokeli kryeson 

Futboll

Otrant-Olimpik fiton, Bokeli kryeson 

Nga: K.G. Më: 13 prill 2024 Në ora: 23:44
Pamje nga një ndeshje

Skuadrat kryesuese të Ligës së Dytë të Malit të Zi, Bokeli i Kotorrit  dhe skuadra shqiptare Otrant-Olimpik nga Uliqini, fituan në javën e 20-të.

Kotorri, lider i kampionatit, e ka mposhtur me rezultat 3:0 Llovçenin.

Ata arritën fitoren e 19-të sezonale.

Otrant-Olimpik fitoi ndaj Internacionalit me rezultat 1:0, ndërsa Angjello Rudoviq shënoi golin e fitores së 18-të në minutën e 16-të.

Bokeli kryeson me 65 pikë, pasojnë Otrant - Olimpik me 63, Podgorica 43 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat