Trajneri gjerman nuk ha hequr ende dorë nga Barcelona

Futboll

Trajneri gjerman nuk ha hequr ende dorë nga Barcelona

Më: 19 prill 2024 Në ora: 13:59
Barcelona

Trajneri gjerman nuk ha hequr ende dorë nga Barcelona!

Hansi Flik, ish-trajneri i Gjermanisë dhe Bajernit, ende nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të drejtuar stolin e Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Trajneri gjerman, i cili fillimisht ishte në listën e kandidatëve të ardhshëm për stolin e Barçës, dëshiron të presë të shohë se si do të zhvillohen ngjarjet, përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij, kryesisht me takimin që Barça ka caktuar javën e ardhshme me Ksavin.

Me oferta nga Premier Liga dhe Beshiktashi, me të fundit që janë interesuar për 59-vjeçarin sipas shtypit turk, Hansi Flik po e ruan ende ëndrrën e tij për të drejtuar Barçën, pavarësisht se në klub, siç raportoi “Mundo Deportivo”, ata e kanë të qartë sot se nëse Ksavi Hernandez vendos të mos përmbushë vitin e mbetur të kontratës, i zgjedhuri do të ishte Rafa Markez, trajneri aktual i Barça Atletik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat