Suhareka mobilizohet për në Rahovec

Futboll

Suhareka mobilizohet për në Rahovec

Nga: K.G.. Më: 19 prill 2024 Në ora: 17:26
Suhareka

Lideri i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A, Suhareka, mobilizohet për fitore në Rahovec.

Një sfidë e vështirë ndaj Rahovecit por presidenti i

klubit suharekas, Rrustem Aliaj, beson e shpreson se do të kthehen duarplot. 

Ballafaqimi luhet nesër në orën 15.00 në kuadër të javës së 23-të. Suhareka kryeson me 44 pikë, pasojnë Dinamo me 40, Trepça ‘89 me 39 dhe

Rahoveci është në të gjashtin me 28 sosh.

“Mysafir ndaj fqinjëve në Rahovec.

Ecuria fantastike e skuadrës së Suharekës ka bërë që tashmë të shkëputemi nga vendi i dytë me 4 pikë më shumë duke iu afruar edhe më shumë suksesit drejt Superligës, nesër na pret një tjetër ndeshje e vështirë ndaj Rahovecit ku me fqinjët tanë ndeshjet kanë qenë gjithmonë të forta e mjaft kualitative por me përvojën, profesionalizmin e kualitetin e futbollistëve shpresojmë që të ja dalim mbarë me pikë të plota për të vazhduar pastaj me ndeshjet e mbetura drejt një qëllimi.

Pres lojë fer e korrekte nga të dyja palët me futboll të bukur e mbështetje reale”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat