Derbi për titull në Therandë e për ekzistencë në Gjilan

Futboll

Derbi për titull në Therandë e për ekzistencë në Gjilan

Më: 20 prill 2024 Në ora: 10:01
Pamje nga një ndeshje

Superliga e Kosovës starton sot me xhiron e 30-të, ku do luhen tre ndeshje mjaftë interesante.

Lufta për titull në mes të Ballkanir dhe Dritës, i vendos sot këto dy skuadra përballë njëra-tjetrës, të cilat kanë vetëm një qëllim, fitore në derb.

Gjilani në shtëpi pret Feronikelin ‘74, një ndeshje e cila pritet të jetë mjaftë interesante, duke parë objektivët që kanë dy klubet para vetës, do jenë 90-të minuta të zjarrta në Gjilan.

Liria e cila nuk di për fitore në edicionin pranveror, do jetë nikoqire e Dukagjinit, të udhëhequrit e Armend Dallkut duhet të dalin me pikë nga kjo përballje, ndryshe do rrezikonin shumë.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat