Tassotti: Zhgënjim i madh

Futboll

Tassotti: Zhgënjim i madh

Më: 20 prill 2024 Në ora: 10:23
Tassotti

Kapitulli “Pioli-Milan” tani duket se ka arritur në pikën e mbylljes. Këtë e raporton “Tuttosport”, duke analizuar ditët e fundit të trajnerit kuqezi, i mbetur vetëm në “Milanello”, pas disfatës ndaj Romës.

Eliminimi nga “Europa League” ndaj verdhekuqve bëri që të “zhdukej” edhe objektivi i fundit i sezonit, një faktor që i shtohet paraqitjes së dobët në fushë.

Shumë humbje, gola të pësuar dhe konfuzion taktik në sezonin e vështirë të kuqezinjve. Këto janë aspektet që na bëjnë të mendojmë me këmbëngulje për një lamtumirë të paevitueshme të trajnerit nga Parma.

Ndërkohë, ish-lojtari i kuqezinjve, Mauro Tassotti, komentoi sezonin e Milanit në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”: “Ndjenja mbizotëruese te populli kuqezi në këtë moment është zhgënjimi i madh. Është një çështje besimi, ky është aspekti më shqetësues për mendimin tim. Roma kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Europës sepse e donte më shumë këtë gjë.

Është për turp si shkuan dy ndeshjet, sepse Milani ishte kandidat për fitoren përfundimtare. Në letër, skuadra kuqezi është e denjë për ta fituar këtë trofe europian. Vlerësimi im për sezonin? Mjaftueshëm, sepse objektivi thelbësor, kualifikimi në Ligën e Kampionëve, do të arrihet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat