Martini me mungesa ndaj Vllaznisë

Futboll

Martini me mungesa ndaj Vllaznisë

Më: 20 prill 2024 Në ora: 12:46
Pamje nga një ndeshje

Teuta  - Vllaznia është një nga sfidat e ditës së sotme që do të luhet në Superiore, takim i vlefshëm për javën e 32-të të kampionatit. Një duel mjaft delikat për të dyja skuadrat që janë të dënuara vetëm për fitoren, me ndeshjen që do të luhet në "Niko Dovana" në orën 18:00.

Durrsakët i kërkojnë për t’iu larguar zonës “Play-Out”, ndërsa nga krahu tjetër shkodranët për t’u rikthyer te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 4 javësh. Edi Martini do të luajë përballë Vllaznisë me mungesa.

Për ‘djemtë e detit’ mungon Gjinollari, i cili me kartonin e verdhë të marrë ndaj Skënderbeut ka plotësuar numrin 4-të t ëtyre dhe në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar.

Nga krahu tjetër Qatip Osmani do të jetë “all-in” për rikthimin te fitorja, pasi do të ketë të gatshëm të gjiothë grupin e lojtarëve.

Formacionet e mundshme:

Teuta:  Vata, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Daja, Beqja, Arifi, Peposhi, Kruja, Daci, Lloci. Trajner: Edi Martini

Vllaznia: Qarri, Smajli, Stojanovic, Juric, Hakaj, krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Bala. Trajner: Qatip Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat