Tropoja nderon Halit dhe Skënder Gegën

Futboll

Tropoja nderon Halit dhe Skënder Gegën

Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:27
Pamje

Përpara ndeshjes Valbona-Iliria për kategorinë e dytë, që nis në 15:00, Bashkia Tropojë ka bërë një ceremoni me rastin vendosjes së emrit të stadiumit “Vëllezërit Gega”.

Në këtë mënyra, Tropoja ka nderuar Halit dhe Skënder Gegën, ish-lojtarë të famshëm të Dinamos dhe Partizanit me origjinë nga Tropoja.

Skënder Gega shkëlqeu edhe si trajner, teksa ka fituar edhe titullin si trajner i Partizanit në sezonin 2018-2019.

Halit Gega është ndjerë i emocionuar në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, teksa ka ardhur enkas nga jashtë për të qenë pjesë e këtij inagurimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat