Bayern nuk heq dorë

Futboll

Bayern nuk heq dorë

Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Bayern Munich mbetet në ndjekje të mbrojtësit të Barcelonas, Ronald Araujo.

Lojtari uruguaian ka përfunduar në shënjestër nga Bayern, megjithëse Barca ka këmbëngulur se nuk ka dëshirë ta shesë futbollistin.

Megjithatë, TV3 thotë se një transferim është shumë i mundshëm.

Përfaqësuesit e Araujos tani janë duke negociuar me Bayern Munich.

Klubi bavarez këmbëngul se çmimi prej 100 milionë euro i Barçës është shumë i lartë dhe një vlerësim prej 65-70 milionë euro do të ishte më realist.

Së pari, megjithatë, Bayern po përpiqet të arrijë marrëveshjen me Araujo për kushtet personale përpara se të fillojë negociatat me Barcelonan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat