Hoeness, i pakënaqur me vendimin

Futboll

Hoeness, i pakënaqur me vendimin

Më: 20 prill 2024 Në ora: 19:12
Hoeness

Presidenti nderi i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka shprehur keqardhjen e tij për vendimin e Julian Nagelsmann për të nënshkruar një marrëveshje të re si trajner i Gjermanisë.

Këto ditë u fol për një kthim të Nagelsmann te Bayern. Por ai tani ka nënshkruar një marrëveshje të re me Federatën Gjermane të Futbollit deri në vitin 2026.

“Mendoj se është për të ardhur keq”, tha Hoeness, megjithëse më pas shoti me sarkazëm: “Nuk është fundi për Bayern-in”.

Hoeness nuk ka dashur të zbulojë asnjë informacion në lidhje me kërkimet për trajnerin e ri të Bayernit.

Duke iu referuar drejtorit sportiv Max Eberl dhe drejtorit sportiv Christoph Freund, Hoeness tha: “Kjo nuk është puna ime. Duhet t’i pyesni ata të dy, ata janë përgjegjës për sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat