200 milionë euro, çmenduri e Manchester United

Futboll

200 milionë euro, çmenduri e Manchester United

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Manchester United duket se është i gatshëm të paguajë një shumë të frikshme për të siguruar shërbimet e Vinicius Junior, sipas Fichajes.

E ardhmja e sulmuesit brazilian te Real Madrid është vënë në dyshim për shkak të transferimit të pritshëm të Kylian Mbappe në Madrid këtë verë.

Kontrata e yllit francez me Paris Saint-Germain skadon në fund të sezonit dhe ai pritet të transferohet te Real Madrid me kosto zero.

Me të dy lojtarët që luajnë në krahun e majtë të sulmit, zërat në lidhje me vendin e Vinicius në formacionin titullar janë shtuar. Djajtë e Kuq duket se po e ndjekin me kujdes situatën dhe po planifikojnë të bëjnë një ofertë marramendëse për ta marrë në Old Trafford.

Manchester United duket se janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 170 milionë sterlina (200 milionë euro) për 23-vjeçarin, një shumë që mund të tundojë gjigantët e La Liga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat