Shala: Fushë Kosova po nënçmohet

Futboll

Shala: Fushë Kosova po nënçmohet

Më: 21 prill 2024 Në ora: 18:27
Burim Shala

Fushë Kosova pësoi humbje minimale nga Llapi, mirëpo matematikisht janë në lojë.

Ndërkohë, trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, ka thënë se pavarësisht disfatës, askush nuk është dorëzuar pasi ende ka gjasa matematikore për mbetje në elitë.

“Ishte paraqitje e mirë dhe nuk jemi dorëzuar pasi matematikisht, kemi gjasa për të mbijetuar. Ishte ndeshje e luftuar shumë dhe i ka hije kampionatit kështu deri në fund.

Një top në minutat shtesë nuk arrin të largohet dhe pësuam gol. U mbrojtëm mirë dhe nuk i lejuam hapësira e shanse Llapit.

Më dhemb që pranuam gol në minutat shtesë.

Nuk kam folur asnjëherë dhe nuk flas për gjyqtarë, por Fushë Kosova po nënçmohet, po marrim kartonë të lehtë. Duhet respektuar edhe klubi, edhe ne si individë”, ka deklaruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat