De Boer, pas gafave të portugezit: Tani e kuptoj pse Guardiola nuk e donte

Futboll

De Boer, pas gafave të portugezit: Tani e kuptoj pse Guardiola nuk e donte

Më: 23 prill 2024 Në ora: 15:49
Ronald de Boer

Ditët e fundit është folur shumë për performancën e Cancelos në këtë pjesë përfundimtare dhe vendimtare të sezonit. I fundit që iu bashkua kritikave ka qenë ish-lojtari i Barcelonës, Ronald de Boer.

“Tani e di pse Pep Guardiola nuk e pëlqeu Cancelo, – tha holandezi në një deklaratë për televizionin “Ziggo Sport”.

– Ky djalosh luan lojën e tij të futbollit. Ai mendon se ka të bëjë vetëm me atë që bëni me topin, ju jeni një mbrojtës, dreqin”, – shtoi De Boer, duke iu referuar paraqitjes së portugezit gjatë “El Cásico” së të dielës së kaluar në “Santiago Bernabéu”.

Mbrojtësi luzitan nuk ishte aspak i suksesshëm kundër “Los Blancos”, ku titulli i La Liga-s u vendos praktikisht, pas humbjes së Barcelonës. Joao Cancelo ishte protagonist negativ në aksionin e Lucas Vázquez, i cili dribloi kundër tij, para se Cubarsí t’i shkaktonte penallti.

“Është çmenduri se si Cancelo ende bën të njëjtat gabime në moshën e tij”, – shtoi De Boer. Portugezi kishte bërë tashmë gafë edhe në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, teksa shkaktoi penallti absurde ndaj Dembélé, të cilën Mbappé e ktheu në gol.

Cancelo po kalon momentin më të keq të sezonit në planin sportiv dhe personal, pasi rrjetet sociale i kanë sulmuar familjen, pas paraqitjeve të tij të fundit tepër zhgënjyese dhe me shumë kosto për sezonin e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat