Trepça ’89 arkëtoi edhe tri pikë në luftë për titullin e kampionit në elitën e futbollit. Ata nuk treguan fare respekt për emnakun e qytetit përkatësisht Trepçën, duke e mposhtur me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës së 27-të të Vala Superligës. Kryetrajneri Zekirja Ramadani është i lumtur për fitoren e madhe ndaj rivalit të të njëjtit qytet.
Për ’89-shin shënuan: Idrizi (54’), John (59’), Jashari (73’) dhe për Trepçën realizoi: Ahmeti (71’). Trepça ’89 kryeson me 65 pikë, ka shtatë më shumë se Feronikeli në vend të dytë, tetë se Prishtina, kurse Trepça është ngujuar në pozitën e 11-të me 16 sosh.