Me gjithë kritikat e tifozëve, Wenger edhe dy vite te Arsenali?

Futboll

Me gjithë kritikat e tifozëve, Wenger edhe dy vite te Arsenali?

Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:40
Arsene Wenger

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka arritur marrëveshje verbale për vazhdimin e qëndrimit të tij në Emirates edhe për dy vite të tjera – raportojnë mediat angleze.

Strategu francez është takuar me pronarin Stan Kroenke të hënën, ndërsa burime nga bordi i klubit kanë njoftuar se trajneri do ta vazhdojë drejtimin e Topçinjve.

Kontrata e 67-vjeçarit skadon në muajin e ardhshëm, ndërsa tifozët e kanë kërkuar largimin e tij, pas një sezoni që nuk i ka plotësuar pritshmëritë.

Për më shumë, është hera e parë pas 19 vitesh që Arsenali nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, sezoni 2016/2017 u mbyll me trofeun e FA Cup, pas triumfit ndaj Chelseat në Wembley dhe duket se ky triumf ka mjaftuar për t’i bindur krerët e klubit.

Sipas BBC, në ditët në vijim do të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat