Llapjanët përforcohen me një talent

Futboll

Llapjanët përforcohen me një talent

Nga: K. Goca Më: 7 korrik 2017 Në ora: 15:07
Batatina prezanton përforcimin e ri

Skuadra e Llapit nga Podujeva është përforcuar me një talent të madh. Është fjala për Çlirim Ramadanin, i cili së fundi luajti për ekipin e Hajvalisë.   “Ramadani në stinorin e kaluar ishte pjesë e Hajvalisë ku ka treguar lojëra të mira.

Ramadani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin tonë”, bëri të ditur Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit. Llapjanët synojnë edhe përforcime të tjera me synime që të jenë sa më kompletuar për edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat