Ceballos vjen te Reali, Kovacic largohet?

Futboll

Ceballos vjen te Reali, Kovacic largohet?

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 19:52
Dani Ceballo

Sipas medieve në Spanjë dhe Angli, Reali ka ndarë mendjen: do të nënshkruajë me talentin spanjolle, Dani Ceballos, ndërsa pritet të largohet kroati Mateo Kovacic, për të cilin interesim serioz ka shfaqur Tottenham Hotspur.

Gazetat Marca dhe AS janë ndër ato botime që pretendojnë se Ceballos ka rënë dakord për një kontratë gjashtë-vjeçare me Madridin dhe se ai do të nënshtrohet testeve mjekësore të hënën.

Për më tepër, ylli i talentuar i Real Betisit do t’i kushtonte 18 milionë euro Los Blancos dhe do të bashkohej me shokët e tij të ri në SHBA, në turneu para-sezonal më 21 korrik.

Ai gjithashtu do të bëhet mesfushori i shtatë qendror në ekipin e Mbretërve, megjithatë, kjo do të thotë që njëri ka gjasa të largohet.

Sipas Daily Star, ai që pritet të largohet mund të jetë Kovacic, i cili është subjekt i një oferte prej 28 milionë euro nga Tottenhami.

Kovacic bëri hapa të gjatë në sezonin e kaluar, duke bërë 39 paraqitje në të gjitha garat dhe duke treguar shkathtësinë e tij si zëvendësim për Casemiron në mesfushën mbrojtëse ose Luka Modricin në rolin e ‘playmakerit’.

Ndërkohë, Spursat thuhet se janë në kërkim të një lojtari kreativ, me Mousa Dembele që do t’i mbush 30 vjet të shtunën e ardhshme dhe kjo i bën anglezët që të mendojnë kroatin si zëvendësimin adekuat të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat