Zbulohet misteri se pse Ronaldo po kërkon që fëmijët t’ia sjellin në jetë nënat surrogate - Bota Sot
Zbulohet misteri se pse Ronaldo po kërkon që fëmijët t’ia sjellin në jetë nënat surrogate

Futboll

Zbulohet misteri se pse Ronaldo po kërkon që fëmijët t’ia sjellin në jetë nënat surrogate

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 13:42
Ronaldo dhe djemtë e tij

Cristiano Ronaldo u bë baba javë më parë baba i dy fëmijëve binjak.

Eva dhe Mateo dhe i solli një nënë surrogate në San Diego të Shteteve të Bashkuara.

Kjo është hera e dytë që portugezi po bëhet baba në këtë formë pasi edhe djali i parë Cristiano Jr. Ka ardhur në jetë në saje të kësaj mënyre.

Por, mediat kanë zbuluar arsyen se pse reprezentuesi portugez po bëhet baba i fëmijëve përmes një nënë surrogate.

Sipas medieve spanjolle, Ronaldo ka zgjedhur një dhuruese veze për të qenë nëna biologjike nga një katalog i mundshëm, në mënyrë që të lindë fëmijët perfekte.

Dhe duke qenë se ka përsëritur faktin se mbetet ëndrra e tij që të jetë baba i një fëmije me “gjene futbollisti” duket se pikërisht kjo gjë është bërë. Mund të themi se fëmijët nuk janë ngjizur, por janë “gatuar” në laborator.

Ndryshe, sulmuesi i Real Madridit pritet të bëhet sërish baba pasi që raportohet se e dashura e lojtarit Georgina Rodriguez tashmë është shtatzënë dhe rreth muajit tetor-nëntor pritet ta bëjë për herë të katërt baba Ronaldon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat