Gjilani me disa mungesa e mposhti Flamurtarin

Futboll

Gjilani me disa mungesa e mposhti Flamurtarin

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2017 Në ora: 16:59
Betim Haxhimusa

Gjilani arkëtoi tri pikë domethënëse në përballje me Flamurtarin e Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 1:0, në kuadër të javës së tetë të elitës së futbollit. Kryetrajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, është i kënaqur me tri pikët e fituara, për faktin se skuadra e tij ngritët në pozitën e dytë me 14 pikë, ka tri me pak se lideri Llapi nga Podujeva.

Trim i fitores është futbollisti Betim Haxhimusa, i cili në minutën e 65-të tundi portën e rivalit. Është interesant se vendasit mbeten me një futbollist me pak nga minuta e 80-të, kur Sali Kosumi u përjashtua nga loja, por këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzuan flamurtarët.  Flamurtari me këtë humbje mbetet në kuotën e pesëve pikëve dhe në pozitën e parafundit (i 11-ti).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat