Ribery shqetëson Bayernin

Futboll

Ribery shqetëson Bayernin

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 18:25
Franck Ribery,

Franck Ribery, futbollist i Bayern Munihut, mund t’i ketë thënë lamtumirë sezonit për shkak të një lëndimit të pësuar në takim me Hertha-n në Berlin. Willy Sagnol, trajner i përkohshëm i Bayernit, nuk e fshehu shqetësimin e tij për gjendjen e gjurit të Riberyt.

“Do të jetë e nevojshme të bëhen teste shtesë për të ditur shkallën e lëndimit, por dyshoj se është një këputje e ligamenteve të jashtme”, – tha Sagnol. Ribery, 34 vjeç, është një lojtar, i cili gjatë karrierës së tij është ndjekur nga disa lëndime, por këtë sezon duket se i pati kapërcyer problemet fizike që e kishin ndikuar aq shumë në vitet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat