Shevchenko: Ndeshja kundër Kosovës, finalja e parë për ne

Futboll

Shevchenko: Ndeshja kundër Kosovës, finalja e parë për ne

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 08:47
Shevchenko

Trajneri i skuadrës kombëtarë të Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka folur për rëndësinë e kombëtares së tij për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2018.

Shevchenko tha se ekipi i tij është i detyruar ta fitoi takimet kundër Kosovës dhe Kroacisë duke i konsideruar ato si dy finale. Por ai ka thënë se finalja e parë është kundër Kosovës.

“Për mua mesazhi i parë për futbollistët është ndeshja kundër Kosovës, ne kemi dy finale, por e para është kundër Kosovës. Tani kjo është ndeshja më e rëndësishme në grup”, ka thënë Shevchenko, raporton mediat në Ukrainë

Mu tutje ai ka thënë se ekziston plani për t’i fituar të dyja ndeshjet sepse këto dy ndeshje do të jenë përcaktuese për fatin e Ukrainës.

“Nëse dikush nuk e kupton kërkesën time unë do ta përsëri edhe më fuqishëm. Ekziston një planë i qartë për t’i fituar dy ndeshjet. Nga këto lojë varët se çfarë vendi do të marrim në grupin. Dhe është shumë e rëndësishme që ne të marrim vendin e parë”, ka thënë Shevchenko

Ukraina zhvillon ndeshjen kundër Kosovës të premten me fillim nga ora 20:45, ndërsa 9 tetor do të luaj kundër Kroacisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat