Është operuar nga miniskusi futbollisti i Prishtinës

Futboll

Është operuar nga miniskusi futbollisti i Prishtinës

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 11:59
Basit Abdul Khalid vizitohet nga drejtuesit e FC Prishtina

Futbollisti i Prishtinës, Basit Abdul Khalid, kishte ndjerë dhimbtë dhe po i mbushej gjuri me ujë që pas përfundimit të kampionatit, por donte të ndihmonte skuadrën në Europa League. "Por, edhe pas përfundimit të asaj ndeshje, ai vazhdoi të shpërfillte lëndimin duke sakrifikuar për skuadrën deri sa më u konstatua se duhet patjetër të operohej. Dhe. Basit Abdul Khalid u operua nga doktori i njohur Florin Ramadani në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Doktor Ramadani me sukses kishte operuar edhe mesfushorin tonë, Mergim Pefqeli. Khalid është liruara nga spitali, po ndjehet mirë dhe mezi po pret t’i rikthehet stërvitjeve. Khalid do të jetë i gatshëm vetëm për stinorin pranveror.

Khalid i lindur në Gana, pjesë e Prishtinës është nga muaji prill i vitit 2016 duke regjistruar 51 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola", bëhet e ditur nga FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat