Lëndohet Cikalleshi, nuk luan ndaj Spanjës e Italisë

Futboll

Lëndohet Cikalleshi, nuk luan ndaj Spanjës e Italisë

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 22:04
Sokol Cikalleshi

Shqipëria ka mbetur pa njërin prej sulmuesve kryesorë të saj.

Probleme për Christian Panuccin, pasi Sokol Cikalleshi humbet dy ndeshjet e radhës me Shqipërinë, fillimisht përballjen e së premtes me Spanjën dhe atë të 9 tetorit më pas me Italinë në ‘Loro Boriçi’.

Lëndimi i sulmuesit është më serioz nga sa pritej dhe do të lërë grumbullimin me Kombëtaren për t’ju drejtuar Turqisë, pasi do t’i duhet të kryejë ekzaminime më të detajuara mjekësore me stafin e klubit të tij Osmanlispor për të përcaktuar saktë shkallën e dëmtimit dhe kohën e nevojshme për rikuperimin.

Përveç Cikalleshit, edhe portieri Tomas Strakosha do të mungojë në këto dy sfida që gjithashtu është i lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat