Gjermania e frikshme, kualifikohet në Botëror

Futboll

Gjermania e frikshme, kualifikohet në Botëror

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 23:32
Gjermania

Gjermania e ka mposhtur 3:1 Irlandën Veriore në ndeshjen e parafundit të Grupit C kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”.

Sebastian Rudy (2’), Sandro Wagner (21’) dhe Joshua Kimmich (86’) i mjaftuan Gjermanisë për t’ia siguruar një tjetër fitore në Grupin C që ka kohë që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm. Kjo ishte fitorja e nëntë në nëntë takime.

Kurse për mysafirët realizoi Josh Magennis (90’). Kjo ishte fitorja e nëntë në nëntë takime për Anglinë.

Pas kësaj fitore, Gjermania ka shkuar në kuotën e 27 pikëve, tetë më shumë se Irlanda Veriore që kualifikimin në Botëror do të kërkojë nga faza eliminimit direkt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat