Futbollisti Lorik Maxhuni përfundimisht largohet nga skuadra më e trofeshme, Prishtina. Maxhuni tha se ka kaluar periudhë të mirë me klubin bardhekaltër. Ai zhvilloi edhe ndeshjet e fundit me Prishtinën në garat kualifikuese në Europa League.
“Dy vite te Prishtina, kanë qenë vite shumë të mira. Dy vite me radhë në Europë, vitin e parë nënkampion dhe fitues të Superkupës, kurse vitin e dytë fituam kupën e Kosovës dhe jemi nënkampion”, tha Maxhuni për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Kontrata ime me FC Prishtina ka mbaruar me përfundimin e garave ndërkombëtare. Falënderoj FC Prishtinën, si dhe tifogrupin ‘Plisat’ për përkrahjen e tyre”, theksoi ia.