Sulmuesi i Chelseat te Valenacia

Futboll

Sulmuesi i Chelseat te Valenacia

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:59
Michy Batshuayi

Sulmuesi belg i Chelseat, Michy Batshuayi do të vijojë karrierën e tij me skuadrën e Valencias. Spanjollët arritën akordin për të marrë në huazim 25-vjeçarin, deri në përfundim të sezonit.

Batshuayi luajti në gjashtë muajt e fundit te Borusia e Dortmundit në huazim, ku tregoi një formë mjaft të mirë, duke shënuar 7 gola në 10 takime.

Gjithsesi kjo nuk mjaftoi për të bindur Sarrin t’i japë një tjetër shans, pasi italiani vendosi të mbajë në skuadër spanjollin Moratta dhe francezin Giroud.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat