Shkëndija humb 3-1 nga Rosenborg

Futboll

Shkëndija humb 3-1 nga Rosenborg

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 22:47
Rosenborg e ka mundur sot Shkëndijën

Rosenborg e ka mundur sot Shkëndijën me rezultat 3-1, edhe pse tetovarët ishin shumë të pafat në këtë ndeshje

Shkëndija e Tetovës ka bërë një hap prapa sonte në ndeshjen e Europa Ligë kundër Rosenborgut pasi që ka humbur me rezultat 3-1.

Pjesa e parë nisi shumë më mirë për tetovarët, madje rrezikuan dy herë portën, por Rosenborg bëri lojë më të mençur dhe arritën të goli në minutën e 11 të ndeshjes.

Një gol i bukur u shënua  nga Issam Jebali, derisa ish sulmuesi i Arsenalit, NIcklas Bendtner arriti që të dyfishoi epërsinë tre minuta më vonë.

Shkëndija ishte afër shënimit të golit në minutën e 41’të ku goditi shtyllën, por pas këtij aksioni te tetovarëve Rosenborg shënon edhe golin e tretë, kësaj radhe ishte Jonathan Levi, një minutë para se të përfundoi ndeshja.

Në pjesën e dytë prapë Shkëndija e dominoi ndeshjen por ata arritën të shënojnë tek në minutën e 76 me Stenho Junior.

Vlen të theksojmë se Shkëndijes ju mohua një penallti në minutën e 90’të.

Shkëndija duhet të fitojë më rezultat 2-0 dhe mos të pësojë asnjë gol në Shkup nëse e dëshiron kualifikimin në fazën e grupeve të Europa Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat