Bajrami: Nëse dikush mendon qe kam provokuar tifozët e Kikës...

Futboll

Bajrami: Nëse dikush mendon qe kam provokuar tifozët e Kikës...

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:12
Bajrami: Nëse dikush mendon qe kam provokuar tifozët e Kikës...

Bashkimi nga Koretini barazoi me rezultat 2:2 në përballje me Kikën nga Hogoshti, në fakt ka qenë edhe derbi i skuadrave të fshatrave të komunës së Dardanës. Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të javës së dytë të Ligës së parë të Kosovës në futboll. Kryetrajneri i Bashkimit, Emin Bajrami, tha se nuk është i prirur të provokojë askënd.

“Çdo trajner ka drejt të gëzohet, kur shënon skuadra e vet. Kam festuar edhe jam gëzuar edhe në Ligën e Kampionëve. Nuk kam pas kurrfarë tendence apo lloj provokimi. Nëse dikush mendon që kam provokuar tifozët e Kikës, kërkoj falje publike.

Nuk kem nevojë me krijuar armiqësi por miqësi. Falënderoj lojtarët për angazhimin. Ju kërkoj falje po ashtu tifozëve të Bashkimit që nuk i gëzuam me tri pikë. Kampionati është i gjatë dhe me kohë do të tregohet forca e Bashkimit”, ka thënë Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat