Vajzat binjake të diplomatit, njëra me Kosovën e tjetra me Shqipërinë! - Bota Sot
Vajzat binjake të diplomatit, njëra me Kosovën e tjetra me Shqipërinë!

Futboll

Vajzat binjake të diplomatit, njëra me Kosovën e tjetra me Shqipërinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2018 Në ora: 19:27
Vajzat binjake të diplomatit të Kosovës, njëra me Kosovën e tjetra me Shqipërinë!

Kosovë – Ishujt Faroe, pritet me drithërima nga tifozët “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe një orë më tepër sa na ndajnë para sfidës së dytë të Ligës së Kombeve në futboll, ku Kosova synon fitoren e parë zyrtare dhe në stadiumin “Fadil Vokrri”. Atmosferë madhështore në rrugët e kryeqytetit dhe tifozët e veshur me fanellat e Kosovës! E veçanta është edhe te fëmijët që janë në emocione të thella, në pritje të kësaj ndeshje dhe të një fitoreje më shumë se fitore.

Diplomati Bujar Desku përmes një postimi ka ilustruar më së miri ndjenjën që kanë sonte tifozeria shqiptare në prag të dy ndeshjeve që zhvillojnë Shqipëria dhe Kosova përballë Skocisë dhe Ishujve Faroe në Ligen e Kombeve. Ai përmes postimit të dy vajzave të tij binjake njëra me Flamurin kombëtarë e tjetra me atë të Republikës së Kosovës ka bërë krahasimin në mes Shqipërisë dhe Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...