Ish-trajneri i Juventusit ka qenë i ashpër në deklaratën e tij në lidhje me përjashtimin e Cristiano Ronaldos.
Mediat në Itali vazhdojnë të këmbëngulin se Ronaldo u përjashtua padrejtësisht nga gjyqtari Felix Brych në ndeshjen me Valencian të mërkurën.
Gazeta Tuttosport që është e afërt me klubin nga Torino, ka marrë në intervistë Marcelo Lippin, i cili gjithashtu ka kritikuar mënyrën sesi Brych e ka përjashtuar yllin portugez.
“Kartoni i kuq për Ronaldon erdhi pasi një person pati halucinacione”, ka deklaruar Lippi.
“Nuk mund ta rrezikosh një ndeshje, mbi të gjitha një kompeticion të tërë me një moment si ai, i cili mund të rezultojë me dënim prej dy ndeshjeve”.
“Tani UEFA duhet të dalë me një deklaratë dhe ta pranojë, ‘zotërinj, ne gabuam’. Ronaldo tashmë është përjashtuar nga ai takim, por një dënim shtesë do të ishte absurd”, ka theksuar Lippi, i cili ka kërkuar gjithashtu futjen e VAR në Ligën e Kampionëve.