Katari goditet nga skandali i radhës

Futboll

Katari goditet nga skandali i radhës

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 17:16
Katari goditet nga skandali i radhës

Katar 2022 është mbuluar nga një tjetër re e zezë. Pas “kandidaturave të sabotuara”, ka ardhur raporti i “Amnesty International”, sipas të cilit dhjetëra punëtorë të kantiereve të Kupës së Botës në futboll nuk paguhen prej muajsh. Organizata për të drejtat e njeriut ka shpjeguar se këta punëtorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë qytetarë të Nepalit, Indisë dhe Filipineve, duhet të marrin nga 1.370 deri në 2.470 dollarë nga ana e kompanisë “Mercury MENA”. Për disa kjo shifër është e barabartë me 10 muaj rrogë (shumë prej tyre jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë). Raporti i “Amnesty International” ka theksuar se këto rroga të prapambetura “kanë shkatërruar jetë” dhe ka ftuar qeverinë e Katarit të paguajë shumën e premtuar. Raporti i “Amnesty International” është bazuar te intervistat e 78 punëtorëve të kompanisë (që kanë kontribuuar në realizimin e shumë projekteve, mes të cilëve edhe stadiumin e Lusail, ku do të zhvillohet ndeshja hapëse), por ka shtuar se mund të jenë qindra persona të përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat