Ka më shumë se 10 vite te Manchester City, Guardiola do rinovimin e 32-vjeçarit

Futboll

Ka më shumë se 10 vite te Manchester City, Guardiola do rinovimin e 32-vjeçarit

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 12:11
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, do të kërkojë nga drejtuesit e klubit që ta mbajnë kapitenin Vincent Kompany edhe pas përfundimit të sezonit aktual. Ndërkombëtari i Belgjikës ka festuar së fundmi 10 vite në stadiumin “Etihad”, por del jashtë kontratës në verë, me bisedimet mbi një marrëveshje të re, që ende nuk kanë filluar.

Pavarësisht nga opsionet në dispozicion të Guardiolës, Kompany ka bërë tashmë pesë paraqitje në këtë sezon dhe mbetet pjesë kyçe e planeve të trajnerit katalanas. Ky i fundit dëshiron ta mbajë kapitenin edhe për një vit tjetër, teksa ka përshëndetur ndikimin e tij tek lojtarët e rinj të skuadrës së tij:

“Po, kjo është dëshira ime. Dhjetë vite të tij këtu janë shumë. Është e pabesueshme. Ai luajti në “Carabao Cup” si të ishte finalja e Ligës së Kampionëve. Kjo do të thotë shumë për mua. Nëse luan pesë minuta, atëherë do të jenë pesë minutat më të mira në jetën e tij. Ai është një shembull i mirë për Phil Foden dhe pjesën tjetër të skuadrës sonë. Për fat të keq, në të kaluarën e kanë goditur mjaft lëndimet, por mendoj se në muajt e fundit ndihet më mirë”.

Kevin de Bruyne, David Silva, Fernandinho, Gabriel Jesus dhe Ederson kanë rënë dakord të nënshkruajnë kontratat e reja gjatë 12 muajve të fundit. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, edhe Raheem Sterling është në radhë për një marrëveshje të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat