Shënoi “tripletë”, Dybala: Përjashtimet më bënë mirë

Futboll

Shënoi “tripletë”, Dybala: Përjashtimet më bënë mirë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 00:42
Paulo Dybala

Tani quajeni Trybala. Doli nga stadiumi duke shtrënguar fort topin, me siguri do ta konservojë  në një vend special në vitrinën e tij personale. Paulo Dybala nuk do ta harrojë lehtë 2 tetorin, ditën kur shënoi tripletën e tij të parë në Champions League. Në fillim një gjuajtje spektakolare fluturimthi, më pas dy prekje në zonën e rreptësisë. Mes tyre të tjera shanse dhe në veçanti një shtyllë e jashtëzakonshme. Joya ka dominuar ndeshjen.

“Skuadra e përballoi ndeshjen me përqasjen e duhur. Mund të kishte rënie, por u treguam të zotët. Ato qëndrime në pankinë në fillim të sezonit? Natyrisht që preferoj të luaj gjithmonë. Vitin e kaluar e nisa me shumë gola, më pas pësova rënie. Krejt ndryshe, këtë vit, ato përjashtime më kanë mundësuar që të shtoj përqendrimin r të bërë punën time. Ronaldo? Me atë është më e lehtë, por duhet të jemi gjithmonë të përqendruar kur është dhe atëherë kur nuk është. Sot luajtëm si skuadër e madhe”, deklaroi Dybala për “Sky”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat