Ronaldo mohon akuzat për përdhunim

Futboll

Ronaldo mohon akuzat për përdhunim

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 18:27
Ronaldo mohon akuzat për përdhunim

Portugezi Cristiano Ronaldo, anëtar i kampionit të Italisë, Juventusi, ka shpërthyer në lidhje me akuzat e fundit ndaj tij. Ai ka mohuar vërtetësinë e akuzave për përdhunim.  “I mohoj në mënyrë kategorike akuzat ndaj meje.

Përdhunimi është një krim i neveritshëm. Megjithëse dua që këto akuza të largohen sa më shpejtë, refuzoj të them gjëra që do t’i shërbenin spektaklit mediatik të krijuar nga njerëz që kanë në mendje vetëm të promovojnë veten e tyre në kurrizin tim.

Ndërgjegjja ime e pastër do të më lejojë të pres me qetësi rezultatin e investigimit të kësaj çështjeje”, ka thënë Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat