Henry e refuzon ofertën për t’u bërë trajner i klubit anglez - Bota Sot
Henry e refuzon ofertën për t’u bërë trajner i klubit anglez

Futboll

Henry e refuzon ofertën për t’u bërë trajner i klubit anglez

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:32
Thierry Henry

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, nuk është më një nga kandidatët për të qenë trajneri i ardhshëm i Aston Villës, por tani ai është një ndër kandidatët kryesor për ta marrë pozitën e trajnerit të Monacos, raporton Sky Sports.

Steve Bruce u shkarkua nga pozita e trajnerit te Aston Villa, dhe menjëherë pas kësaj u spekulua për disa kandidatë të shumtë të cilët mund të emëroheshin në këtë pozitë.

Disa nga kandidatët e mundshëm ishin edhe John Terry dhe Dean Smith, trajneri i Bentfordit. Megjithatë, fillimisht raportohej se ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, do të jetë trajneri i këtij klubi, pasi që drejtuesit e Aston Villas kishin shprehur më së shumti interesim për francezin.

Edhe pse Henry nuk ka përvojë në pozitën e trajnerit të një klubi, gjatë viteve të fundit ai ka qenë ndihmës i trajnerit të Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez. Në këtë pozitë, ai e ndihmoi Belgjikën të merrte medaljen e bronztë në turneun e Kupës së Botës në Rusi.

Daily Mail raporton se Henry ka qenë në negociata me klubin e Championship, nivelit të dytë të futbollit në Angli. Pasi që pronari i Aston Villas, Nassef Saëiris, kishte qenë tifoz i madh i Henrys gjatë kohës kur ky luante si sulmues i Arsenalit, dukej se kjo pozitë i takon Henrys. Megjithatë, francezi nuk e ka pranuar këtë ofertë.

Henry tani raportohet se do të bëhet trajner i Monacos, klubit ku kishte filluar edhe karrierën e tij si futbollist profesionist.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...