Kosova fiton me meritë, por...! - Bota Sot
Kosova fiton me meritë, por...!

Futboll

Kosova fiton me meritë, por...!

Nga: Fetah Veliu Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:56
Fetah Veliu

Debate

Atmosferë impozante, që nuk është parë më shumë se 20 vjet organizim të futbolli në Kosovë. Kombëtarja e Kosovës e motivuar si asnjëherë më parë për prezantim dhe arritje të rezultatit pozitiv në arenën ndërkombëtare të garave kualifikuese të Ligës së Kombeve. Në grup me kombëtaret tjera, që gjenden në zhvillim të sipërm dhe me synim afirmimi dhe arritje të ndonjë rezultati modest në ngritje të kuotës në ranglistën evropiane dhe botërore. Kundërshtari i kombëtares sonë, kombëtarja e Maltës, një kombëtare modeste me futbollistë amator të ligave dhe klubeve inferiore të organizimit, paraqitjes dhe arritjeve të rezultateve!

Një kombëtare, e cila përveç mangësive të theksuara teknike të organikës së lojtarëve, po ashtu edhe në mangësi të mëdha në organikën e lojës, e cila ne asnjë rrafsh organizativ taktik të lojës nuk funksiononte, as në atë të transformimeve fazore, e as edhe në funksion horizontal, vertikal të hapësirës dhe kohës! Një kombëtare, me futbollistë të moshuar dhe në mbarim të karrierës dhe nivelit amator të zhvillimit dhe organizimit, duke veçuar për të mirë “gardianin” e kësaj kombëtare, i cili posedonte vlera teknike dhe hiç me pak se 10 here shpëtoi portën e tij, duke mbetur vetëm tri herë e tundur!

Kombëtarja e Kosovës, me një kontingjent të futbollistëve profesional, si në vlerë monetare e po ashtu përfaqësues nëpër klube profesionale evropiane dhe me përgatitje të larta teknike, ashtu siç është thënë edhe shumë herë më parë, për cilësitë e larta organizative, të cilët po ashtu edhe në moshë të re dhe që premtojnë shumë. Në aspektin taktik, përfaqësuesja jonë, si në ndeshjet e mëparshme miqësore dhe garuese paraqitet me sistemin e lojës 4:2:3:1, si nikoqire e po ashtu edhe ne transfer, hiq ndeshjen me Azerbajxhanit dhe Ishujt Faroe, në ndeshjen kundër Maltës, përfaqësuesja jonë funksionoi shumë mirë si grup dhe pamundësoi skuadrën kundërshtare që të organizoi loje dhe të përdorë hapësirë të madhe, duke dal shumë përpara në gjysmën e fushës kundërshtare dhe duke qenë vazhdimisht në atakim të portës kundërshtarë. Një risi e vërejtur në aspektin taktik, ishte loja në vertikale të diagonaleve tokësore dhe në ajër, sidomos nga ana e Kryeziut për Muriqin, Kulollit për Zenelin dhe Berishës për Muriqin.

Por, duhet theksuar se në këtë ndeshje kishim shumë të theksuar lojën individuale, e cila dilte nga disiplina organizative dhe natyra e administrimit dhe racionalitetit! Vlen të theksohet edhe mosefikasiteti në finalizimin e lojës në portën e kundërshtarit dhe të rasteve të shumta të huqura, si mangësi teknike dhe mentale, e humbjes se përqendrimit në 16-metërshin e kundërshtarit , duke potencuar sulmuesin e parë Muriqin! Kombëtarja e jonë me shumë futbollistë cilësor, teknikisht shumë të avancuar, por duhet potencuar, se ende nuk është skuadër e komponuar, nuk ka rritje të duhur në organizim, administrim dhe racionalizim të lojës, theksohet loja individuale me momente frustacioni, jo qetësie dhe racionaliteti, por shumë ambicioze në zhvillim e sipërm dhe në arritje të rezultateve.

A i konvenon kësaj strukture të lojtarëve të përfaqësueses sonë me teknikë të lartë dhe shpejtësisë së lojës, ky sistem i lojës, si vendas dhe ne transfer, me siguri që mund të ketë ndërrime, sidomos në ndeshjet në transfer, e po ashtu edhe në ndeshjen e radhës kundrejt Ishujve Faroe, që posedon futbollistë shtatlartë dhe jo shumë të shpejtë, që të luhet pa sulmues qendror, aludohet në Muriqin, dhe duke vendos lojtarë teknikisht shumë të mirë dhe shumë të shpejt, që do ti përshtatet natyrës së lojës dhe lojtarëve të Ishujt Farae dhe rezultatit të duhur, të fitores! Shpresojmë për fitore të radhës, rritjes së kombëtares tonë dhe lehtësimit të fituesit të grupit dhe kualifikimit të më tej!

Autori është trajner i futbollit

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera