Përfundon pa gola ndeshja Kroaci – Angli, në stadiumin pa spektatorë - Bota Sot
Përfundon pa gola ndeshja Kroaci – Angli, në stadiumin pa spektatorë

Futboll

Përfundon pa gola ndeshja Kroaci – Angli, në stadiumin pa spektatorë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 22:42
Foto nga ndeshja

Kroacia dhe Anglia i kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar të premten në stadiumin Rijeka të Kroacisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në këtë ndeshje nuk ishin të pranishëm tifozët, dhe nuk kishte ndonjë atmosferë, pasi stadiumi ishte i zbrazët.

Kombëtarja e Anglisë kishte më shumë raste shënimi, mirëpo nuk arriti asnjëherë që t’i realizojë.

Pas kësaj ndeshje, Kroacia dhe Anglia i kanë vetëm nga një pikë pasi ndeshjet e para, të dyja pësuan humbje nga Spanja.

Ndeshja e radhës është më 15 tetor mes Spanjës dhe Anglisë, e cila është ndeshja e kthimit, ndërsa Kroacia luan më 15 nëntor në ndeshjen e kthimit kundër Spanjës, pasi ndeshjen e parë e humbi me rezultatin 6-0.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...