Pavarsisht se nuk e filloi mirë pjesën e parë, Arsenali arriti që sonte ta mposhtë Leicester Cityn.
Skuadra nga Londra regjistroi sonte fitoren e dhjetë me radhë në të gjitha garat, teksa në renditjen tabelare, ka barazuar edhe Chelsean.
Pjesa e parë i takoi plotësisht ”Dhelprave”, të cilët krijuan më shumë raste, por heroi i vendasve ishte Bernd Leno, i cili bëri pritje spektakulare.
Dhe WhoScored e ka vlerësuar portierin gjerman me notën, 7.2 pas paraqitjes solide sonte.
Si në ndeshjet e kaluara, edhe sonte, dyshja shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka ishin të pazëvendësueshëm në formacionin startues.
Xhaka bëri një paraqitje të sigurtë dhe u vlerësua me notën 7.0, ndërsa, edhe Mustafi u vlerësua lart me notën 7.3.
Por, ylli i ndeshjes sonte ishte Pierre-Emerick Aubameyang, i cili pasi u inkuadrua në lojë, shënoi dy gola për tre minuta për t’ja dhuruar fitoren Arsenalit.
Ndërkohë, lojtari më i dobët sonte sipas WhoScored ishte mesfushori, Mendy, i cili u vlerësua me notën, 5.8.