Ancelotti i kënaqur me skuadrën që ka te Napoli

Futboll

Ancelotti i kënaqur me skuadrën që ka te Napoli

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:07
Carlo Ancelotti

Trajneri italian nesër do të ndeshet me ish-ekipin e tij Paris Saint-Germain.

Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë të gjatë për “France Football”, në prag të ndeshjes që Napoli i tij do të luajë ndaj francezëve të Paris Saint Germain, për Ligën e Kampionëve.

Trajneri italian vlerësoi klubin francez, të cilin e ka drejtuar për një sezon e gjysmë dhe pranoi se është një nga skuadrat që mund të ngrejë trofeun më të lakmuar për klube, në fund të sezonit.

“PSG është një skuadër mjaft e mirë, e kompletuar dhe e tejmbushur me lojtarë që bëjnë diferencën. Jam i sigurt që me pak fat, mund t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni dhe madje ta fitojnë”, deklaroi Ancelotti.

Trajneri foli edhe për eksperiencën e tij te Napoli dhe mbi të gjitha për mënyrën e tij të preferuar, për të rreshtuar skuadrat në fushën e lojës.

“Unë nuk kam, një stil të caktuar loje, por shoh lojtarët që kam në përbërje dhe u përshtat taktikat”.

“Napoli luan prej vitesh një futboll të bukur dhe do të thotë që cilësia është. Unë po mundohem t’i shtoj edhe pak eksperiencë dhe shpresojmë që të arrijmë diçka të rëndësishme deri në fund të sezonit”, shtoi ai.

Napoli ka katër pikë pas dy ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat