Lushtaku: Raporti ynë i mbrojtjes nuk funksionoi

Futboll

Lushtaku: Raporti ynë i mbrojtjes nuk funksionoi

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:17
Lushtaku: Raporti ynë i mbrojtjes nuk funksionoi

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, e ka pranuar që Feronikeli e mposhti me meritë skuadrën e tij (2:1), por ka thënë se me pak më tepër fat, kuqezinjtë do të mund të ktheheshin me rezultat pozitiv.

“Feronikeli ka dominuar në lojë gjatë pjesës më të madhe të lojës, por edhe ne kemi mundur t’i dënojmë, sidomos në fillim të pjesës së dytë”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka theksuar se ndeshja u humb për shkak të problemeve në mbrojtje. “Raporti ynë i mbrojtjes nuk funksionoi siç duhet, ndërsa e humbën luftën edhe në ajër. Përveç kësaj, disa futbollistë tanë nuk janë në formën e duhur e po ashtu mendoj se sot e respektuam Feronikelin më tepër se sa duhej”, ka shtuar Lushtaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat