EFL Cup: Fitojnë Arsenali dhe Chelsea

Futboll

EFL Cup: Fitojnë Arsenali dhe Chelsea

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:50
Foto

Arsenali dhe Chelsea kanë kaluar tutje në EFL Cup, duke mposhtur Blackpoolin, respektivisht Derbyn.

‘Gunners’ në ‘Emirates Stadium’ kanë arritur të mposhtin 2:1 Blackpoolin në EFL Cup, për të vazhduar tutje në këtë garë, shkruan lajmi.net.

Lichststeinier dhe Smith Rowe shënuan për fitoren e Arsenalit, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e Blackpool e shënoi O’Connor’.

Fitore aspak të lehtë prej 3:2 ka realizuar Chelsea përballë Derby Coutny, skuadër e cila drejtohet nga ish mesfushori i tyre, Frank Lampard.

Katër nga pesë golat në këtë ndeshje, i shënuan lojtarët e Derbyt, dy prej tyre aksidentalisht në portën e tyre.

Tomori me autogol në minutën e 5’ i dha epërsinë Chelseas, ndërsa Marriott në minutën e 9’ barazoi në 1:1.

Gabimin e Tomori e përsëriti Keogh, që në minutën e 21’ shënoi autogol për të kaluar Chelsean në epërsi prej 2:1. Kjo epërsi nuk zgjati më shumë se gjashtë minuta, me Waghom që barazoi 2:2.

Golin e fitores për Chelsea e shënoi Cesc Fabregas, në minutën e 41’, për 3:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat