Guardiola ka disa fjalë për portierin e Kosovës

Futboll

Guardiola ka disa fjalë për portierin e Kosovës

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 11:32
Guardiola ka disa fjalë për portierin e Kosovës

Plot 180 minuta pa pësuar gol – portieri Arijanet Muriqi po tregon se mund të jetë e ardhmja e Manchester City dhe Kosovës gjithashtu.

Portieri 19-vjeçar ishte titullar mbrëmë kundër Fulhamit në Kupën e Anglisë dhe për 90 minuta mbajti portën e paprekur, ku skuadra e Pep Guardiolës triumfoi 2:0.

Pas kualifikimit në çerekfinale, Guardiola ka folur vetëm për dy lojtarët, që sipas tij, ishin më të mirët në këtë ndeshje, portierin Arijanet Muriqi dhe heroin e dy golave, Brahim Diaz.

“Edhe një tjetër ndeshje pa pësuar gol e Aros (Muriqi). Ne nuk shënuam shumë gola edhe pse patëm shumë mundësi, por portieri ishte në nivel”, ka thënë pas ndeshjes Guardiola.

Kjo është ndeshja e dytë e Muriqit në Kupën e Anglisë, ku për 180 minuta lojë ai nuk ka pësuar asnjë gol. Muriqi me Cityn janë kualfikuar në çerekfinalen e EFL Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat