Opsionet e Barcelonës për të zëvendësuar “veteranin” Luis Suarez

Futboll

Opsionet e Barcelonës për të zëvendësuar “veteranin” Luis Suarez

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 07:35
Opsionet e Barcelonës

Luis Suarez ka dhënë një intervistë në vendin e tij, në të cilën tha se e kupton faktin që Barcelona po kërkon në merkato një qendërsulmues, nga ata që konsiderohen si “9” në futboll. “Është normale, unë tashmë jam 31 vjeç”, – tha sulmuesi uruguajan, i cili në janar do të mbushë 32 vjeç dhe po luan sezonin e pestë me Barçën. Që nga mbërritja në “Camp Nou”, në vitin 2014, ai ka shënuar 158 gola në 212 ndeshje zyrtare. Tre të fundit i realizoi në “El Clasico”-n e së dielës së kaluar.

Edhe pse reparti sulmues është i mbuluar mirë, Barcelona e di se koha kalon dhe në një afat të mesëm pritet rënia e mundshme e Suarez. Një nga kandidatët për ta zëvendësuar uruguajanin është “markë” e konfirmuar: Krzysztof Piatek. Sulmuesi i Genoa, i cili ka shënuar 13 gola në 11 ndeshje zyrtare, zbarkoi në Itali nga futbolli polak. Çmimi i tij i transferimit nuk do të ishte shumë i lartë, as paga që do të merrte. Kjo është arsyeja përse skautët e Barçës ndjekin evolucionin e këtij futbollisti.

Emri i Piatek ka filluar të tingëllojë posaçërisht pasi Barcelona lejoi Paco Alcácer të largohej këtë verë, në formë huazimi, te Borussia Dortmund. Pa të, alternativa e vetme natyrale ndaj Suarezit është Munir El Haddadi, kontrata e të cilit përfundon verën e ardhshme. Alcácer është i huazuar në Bundesliga, por sulmuesi ka treguar potencial në disa lojëra dhe Borussia Dortmund dëshiron të marrë pronësinë e tij, me opsionin e blerjes prej 23 milionë eurove.

Megjithëse marrëveshja duket se është në rrugë të mbarë, lojtari ende i përket Barcelonës, e cila mund ta rimarrë atë, nëse i premton më shumë minuta aktivizim. Një futbollist tjetër ka tingëlluar në javët e fundit si një risi e mundshme për qendrën e sulmit azulgrana. Është lojtari i Lille, Nicolas Pepé, i cili e ka filluar këtë sezon me numra të mirë: shtatë gola dhe shtatë asiste.

Ai është i ri (23 vjeç), ka pasur vijueshmëri, sepse sezonin e kaluar e mbylli me 13 gola. Deri më tani janë mbledhur informacione mbi këtë lojtar nga katalanasit, por, nëse një ditë Abidal dhe klubi do të negociojnë, do të kenë punë me një njohje të vjetër të zyrave blaugrana, Marc Ingla, të epokës Laporta.

Së fundi, ka dy opsione më pak reale për çështje çmimi. Njëri është Timo Werner, një sulmues gjerman i thirrur për të zëvendësuar Müller, Mario Gómez dhe kompani. Ai është ndërkombëtar me “Die Mannschaft”, por në nivel klubi luan te Leipzig, një klub i shëndetshëm financiarisht.

Pra, Leipzig nuk ka nevojë të bëjë shitje të mëdha për të mbijetuar. Një tjetër alternativë luan tek Interi, por është në hijen e Mauro Icardit. Ne flasim për Lautaro Martínez, një vlerë e madhe e shtuar për Seria A, pas përfundimit të një viti të madh me Racing de Avellaneda (22 gola në 44 ndeshje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat