Ndeshjet e Superligës, ja kush vendos drejtësi sot!

Futboll

Ndeshjet e Superligës, ja kush vendos drejtësi sot!

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 10:30
Arbitrit

Sot do të luhen tre ndeshjet e mbetura të javës së 11-të të Superligës. Në Gjirokastër, skuadra vendase do të përballet me Laçin në Tiranë Partizani do të luajë kundër Kamzës ndërsa në Korçë, Skënderbeu pret Kastriotin.

Një ditë më parë, në sfidën Kukësi-Flamurtari, arbitri i paracaktuar nga Sektori i Arbitrimit në FSHF u kontestua nga skuadra vlonjate. Për këtë aryse ditën e ndeshje u ndërrua arbitri. Kjo lëvizje nuk u prit mirë nga skuadra verilindore, që me anë të trajnerit Aramndo Cungu reagoi pas ndeshjes.

Tashmë që kampionati po futet në javët e nxehta, edhe përgjegjësia e arbitrave dhe gabimet e tyre po bëhen më të ndjeshme. Kështu, nëse pak javë më parë FSHF-ja nisi të publikonte një ditë para ndeshjes emrat e arbitrave që do të gjykonin takimet e Superligës, tashmë duket se ka hequr dorë nga ky veprim.

Arsyet janë të kuptueshme, kontestimi nga ekipet. Por pavarësisht kësaj, emrat e arbitrave për takimet  mbetura të ditës së sotme janë bërë publik. Për takimin e Gjirkastrës kryesor do të jetë Klodian Shahini, në Korçë Kreshnik Barjamaj, ndërsa në takimin e kryeqytetit do të vendos drejtësi Andi Koçi.

Luftëtari-Laçi

Kryesor: Klodian Shahini
Asistent: Nuri Rrapaj
Asistent: Mateo Sadikaj
Arbitër i katërt:  Laver Allla

Skënderbeu-Kastrioti:

Kryesor: Kreshnik Barjamaj
Asistent: Gernat qirici
Asistent: Redvan Shaba
Arbitër i katërt: Enea Jorgji

Partizani-Kamza

Kryesor: Andi Koçi
Asistent: Enigers Ganxhi
Asistent: Astrit Mahmuti
Arbitër i katërt: Olsid Ferataj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat