Luciano Spalleti ka admiruar përmbysjen e Inter nëpërmjet Mauro Icardi-t, megjithëse Barça është e mrekullueshme në mbajtjen e topit.
“U duk sikur ndeshja do të përfundonte 0-0, më pas erdhi goli i papritur, por reagimi i djemve ishte shumë i rëndësishëm,” shprehet trajneri në fund të sfidës.
“Djemtë dolën përpara dhe Icardi shënoi golin, ai shkoi për të marrë topin nga rrjeta dhe e vendosi në qendër, pasi kishin mbetur edhe disa minuta dhe donim të fitonim lojën.
“Vuajtëm në pjesën e parë, për të njëjtën arsye si në ndeshjen e mëparshme: ata janë shumë të zotët me topin në zotërim.
“Barcelona mbetet më e fortë se ne të tjerët. Ata janë shumë të mirë në pasime dhe në shpërqendrimin e mbrojtësve kundërshtarë.
“Koha e tyre është e përsosur. Barcelona ishte pranë golit dy apo tri herë, por ekipi kishte kurajën dhe mentalitetin që kërkonin tifozët, kështu që jemi të kënaqur për këtë gjë.”