Prishtina fiton kryendeshjen e stinorit, merr kryesimin në elitë

Futboll

Prishtina fiton kryendeshjen e stinorit, merr kryesimin në elitë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:18
Lojtarët e Prishtinës

Prishtina është lider i ri në elitën e futbollit të Kosovës. Skuadra me renome nga kryeqyteti fitoi kryendeshjen e stinorit, me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit, e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Kjo ndeshje ka qenë e mbetur e javës së 10-të, e cila mblodhi rreth 4 mijë shikues. Feronikeli e humb kryesimin, duke ia lëshuar vendin Prishtinës, që bëri lojë shumë të mirë. Në minutën e 57-të, një veprim i rrjedhshëm i Prishtinës rezultoi me gol.

Futbollisti Mario Morina gjendet shumë bukur brenda 16-shit dhe nga një pozitë ideale me goditje të saktë tund portën e vendasve, 0:1. Megjithatë, mbetet me një futbollist me pak nga minuta e 65-të, kur nga loja u përjashtua futbollisti Diar Miftaraj.  Trajneri i Prishtinës Mirel Josa realizoi qëllimin e tij, që të kthehet me pikë të plota nga një terren i vështirë, kurse homologu i tij, Zekirija Ramadani, është i dëshpëruar me humbjen. Prishtina udhëheq kreun me 33 pikë, ka një më shumë se Feronikeli pas 14 javëve të luajtura deri me tash. KEK-u nga Kastrioti vazhdon pa fitore në elitë. Ata si vendas pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Ferizajt, në ndeshjen e mbetur të javës së 10-të. Në minutën e 41-të, futbollisti Dren Gashi realizoi për 0:1.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, kur Ervin Kaçar në minutën e 75-të dyfishoi epërsinë e ferizajasve dhe Rilind Nimani (77’) e ngushtoi humbjen në 1:2. Për ferizajasit është fitore e madhe dhe që iu shpresa të mëdha që të përmirësohen edhe më shumë në javët në vazhdim. Ndërkaq, KEK-u me humbjen e radhës përfundimisht do ta ketë shumë vështirë t’i ikë pozitës së fundit deri në fund të edicionit, vetëm nëse ndodhë ndonjë mrekulli në 19 javët e radhës.  Ferizaj ngjitet në vend të dhjetë me 14 pikë, kurse KEK-u është i fundit me 1 pikë.

IPKO Superliga e Kosovës

Feronikeli-Prishtina     0:1

KEK-u-Ferizaj      1:2

Tabela

1. Prishtina    14   10   3     1     33

2. Feronikeli  14   10   2     2     32

3. Llapi          14   8     2     4     26

4. Drita          14   7     1     6     22

5. Flamurtari        14   6     4     4     22

6. Gjilani       14   6     3     5     21

7. Drenica            14   5     3     6     18

8. Ballkani            14   5     3     6     18

9. Trepca 89        14   3     7     4     16

10. Ferizaj     14   4     2     8     14

11. Liria  14   4     1     9     13

12. KEK-U    14   0     1     13   1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat