Ryser lavdëroi punën që po e bënë FFK-ja

Futboll

Ryser lavdëroi punën që po e bënë FFK-ja

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:57
Ryser lavdëroi punën që po e bënë FFK-ja

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu dhe drejtorit teknik, Michael Nees, ka pritur sot instruktorin e UEFA-s për edukim të trajnerëve, Dany Ryser. Gjatë këtij takimi u bisedua për punën e suksesshme që është bërë deri më tash në shkollimin e trajnerëve me Licencën C si dhe fillimin e kursit për Licencën B të UEFA-s. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për projektin e krijimit të qendrës edukative, derisa në mars të vitit të ardhshëm do të dorëzohet raporti i punës së deritashme në panelin e UEFA-s në mënyrë që FFK-ja ta fitojë të drejtën e dhënies së Licencës UEFA – B. Nga ana e tij Dany Ryser lavdëroi punën që po e bënë FFK-ja në të gjitha segmentet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat